Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati dhjetëra doza kanabis

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 09:25 | Kronikë

Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Dozat”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili u kap duke shitur doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga i arrestuari.

Si rezultat i operacionit, policia sekuestroi si prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, dy peshore elektronike si dhe dy aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos