Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me Audi dhe përplasi 5 këmbësorë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 17:25 | Kronikë

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën e tij në rrugë. Pasi kaosit të shkaktuar, 39-vjeçari braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap më vonë nga policia.

Ngjarja ndodhi të premten, në rrugën “Halit Haxhija”. Shtetasi P.B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, tha policia.

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz. Atij iu bllokua makina dhe iu hoq patenta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos