Fier, kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 12:27 | Kronikë

Fier, kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një kamion ka dalë nga rruga rreth mesditës së të shtunës, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije për A2CNN se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos