Ndërron jetë 15-vjeçari në QSUT, u godit pak ditë më parë me thikë në Durrës

Nga Elitjona Doko
4 Dhjetor 2025, 19:57 | Kronikë

Ndërron jetë 15-vjeçari në QSUT, u godit pak ditë

Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës.

Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen e ndodhur më 25 nëntor në Durrës:

Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos