
Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete tip ‘Audi’ dhe një automjet tip ‘Benz Mercedez’.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Policia ndodhet në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë, si dhe po dokumenton ngjarjen.
Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe mësohet se ambulancat janë kthyer bosh.
Mjeti tip ‘Benz’ pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, shkruan A2 CNN. Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë, në mënyrë që të mos ketë incidente të mëtejshme. (A2 Televizion)