
Një kamion është batuar duke shkaktuar aksident në afërsi të tunelit të Skerficës, në Delvinë, në aksin rrugor Gjirokastër-Delvinë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shkak ka qenë prezenca e naftës në rrugë. Mësohet se shoferi i maunes me targa AA172GI ka manovruar në kohë, duke mos krijuar përplasje me automjetet përpara.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe zjarrëfikeset. Nuk raportohen probleme shëndetësore serioze për shoferin e maunës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)