
Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit pasi ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte.
Në pranga u vunë 66-vjeçari me inicialet P.Z. dhe 62-vjeçari D.K.
Ndërkohë, shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, shkruan A2.
Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.
(A2 Televizion)