Ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 12:30 | Kronikë

Ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin, shpallet

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se automjeti me 9 të miturit brenda u gjet i braktisur në autostradën ‘Durrës-Tiranë’, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”. Punohet për kapjen e shtetasit D. P.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos