Aksident me vdekje, përplasen dy të moshuara në Paskuqan, po kalonin trafikndarësen

Nga Xhensila Kodra
14 Prill 2025, 16:18 | Kronikë

Dy të moshuara ishin duke kaluar trafikndarësen në Unazën e Re, kur u përplasën nga një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar e për pasojë njëra prej tyre ndërroi jetë e tjera u plagos.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në afërsi të rrethrrotullimit të Paskuqanit. Viktimë e aksidentit të rëndë mbeti 72-vjeçarja Lena Stafa, ndërsa këmbësorja tjetër Hatije Muça, 66 vjeçe mori plagë në trup dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit, Renis Qosja, 35 vjeç, për hetime të mëtejshme, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos