Ngjarje e rëndë në Bathore, 8-vjeçari bie nga kati i dytë, ndërron jetë në spital

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 08:05 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Bathore, 8-vjeçari bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore, ku një 8-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i ndërtesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos