Ngjarje e rëndë në Pogradec, babai plagos me çifte të birin

Nga Artin Halili
24 Korrik 2024, 19:07 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Pogradec, babai plagos me çifte të

Ngjarje e rëndë brenda një familje në fshatin Stropckë të Pogradecit. Babai ka plagosur rëndë me çifte të birin.

Burime për A2 CNN thanë se mes babait e djalit ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.

Gjatë debatit mësohet se djali 50-vjeçar, Përparim Shkullaku, ka ushtruar dhunë ndaj babait 80-vjeçar, Agim Shkullaku, e në kushte të tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë.

Të dy janë shtruar në spital dhe pritet të dërgohen në Tiranë, pasi gjendja është e rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos