Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga shkallët e anijes

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 13:56 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Porto Romano. Policia bën të ditur se një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkallët e një anijeje, shkruan A2 CNN.

“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos