"Një person na doli para dhe hapi zjarr"... Vrasja e biznesmenit italian, zbardhet dëshmia e shoferit

Nga Igli Çelmeta
27 Shtator 2025, 07:53 | Kronikë

"Një person na doli para dhe hapi zjarr"... Vrasja e biznesmenit

Shoferi i biznesmenit italian të vrarë në Salari të Tepelenës pak pas mesnate, ka dëshmuar për uniformat blu se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Sipas asaj që A2 CNN mëson, italiani Edoardo Sarchi udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Gazmend Braçe. Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos