Vritet biznesmeni italian në Tepelenë, identifikohet autori

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 07:43 | Kronikë

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

A2 CNN mëson se për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes", tha policia, përcjell A2 CNN.

"Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos