Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit.
Në këto pika po kontrollohen një sërë automjetesh, kryesisht të shtrenjta apo ato me xhama të zinj.
Në fokus të kontrollove edhe automjetet e dyshimta ku mund të ketë persona që shkelin apo i fshihen ligjit. Sipas informacioneve deri tani janë vendosur masa të shumta administrative si për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit, lejen e xhamave të zinj, apo tejkalime shpejtësie. (A2 Televizion)