Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 23:50 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit. I plagosuri është Eduart Reçi, 52 vjeç.

Sipas burimeve të A2 CNN, 52-vjeçari ka marrë një plumb në kokë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos