Vajtja në SPAK e ish-kryeministrit Sali Berisha të hënën ishte jo vetëm e fundit për këtë vit kalendarik, por edhe e fundit me Altin Dumanin si titullar të institucionit.
Në minutat e pakta të qëndrimit, Berisha la mesazhin e përhershëm me shkrim ndaj drejtuesit në ikje, mesazhe që duket se nuk do të ndalen edhe pasi Dumani të ketë dorëzuar çelësat e SPAK tek Klodian Braho, shkruan A2.
Ish-kryeministri i kurseu komentet për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho, por jo për praninë e madhe të diplomatëve ndërkombëtarë në KLP ditën e votimit të tij.
Ish-kryeministri lajmëroi se në paraqitje të tjera do të bëjë edhe një bilanc të punës së Dumanit në KLP, por nuk la surprizë qasjen e tij.
Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. Në seancën e radhës pritet të lexohet kërkesa për prova nga palët. (A2 Televizion)