Njihet si “i tmerrshmi i Beratit”, si ra Lulzim Caka në prangat e policisë greke për trafik kokaine

Nga Igli Çelmeta
12 Shtator 2026, 20:01 | Kronikë

Njihet si “i tmerrshmi i Beratit”, si ra Lulzim Caka në prangat

A2CNN mëson se Lulzim Caka është i arrestuari nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilav.

Lulzim Caka njihet ndryshe si “i tmerrshmi i Beratit”, i cili ka qenë një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Ai u arrestua në Greqi bashkë me të birin në një vilë, ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate, e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante dënim me 25 vjet burg për disa vrasje.

Caka, i cili në Greqi njihet edhe me emrin e dytë John Franco, prej largimit nga Shqipëria jetonte në shtetin helen. Pikërisht në vitin 2022, Greqia ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës në Shqipëri.

KRIMET

Lulzim Caka u gjet fajtor nga Apeli i Vlorës për tentativën e vrasjes së Gani Malushit dhe Ilir Ngresit. Ai u dënua me 25 vjet burg në dhjetor të 2012. Lulzim Caka, njihet edhe si një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Gjatë viteve 1995-2000 ai ka qEnë i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos