
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:30, 32-vjeçari me inicialet K. Z. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Si pasojë e incidentit, elektricisti ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin. (A2 Televizion)