VIDEO/ Operacion i madh policor në Tiranë, goditen disa grupe kriminale, 24 të arrestuar, sekuestrohen kokainë e armë zjarri

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 11:17 | Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar pas disa muajsh hetime intensive dhe me metoda proaktive, operacionin policor të koduar “Blloku 33”, që ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në shitjen e drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.

Hetimet, të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, shkruan A2 CNN.

Gjykata ka caktuar 33 masa sigurie, prej të cilave janë ekzekutuar 25:

·         24 shtetas janë arrestuar me masën “Arrest në burg”,

·         1 shtetas është vendosur në “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, 8 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve në banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar:

·         1 kg e 964 gramë kokainë,

·         450 gramë heroinë,

·         85 kg Cannabis Sativa (të sekuestruara gjatë hetimeve paraprake),

·         2 armë zjarri pistoleta,

·         29 celularë,

·         6 automjete,

·         4 peshore elektronike,

·         shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos