Operacion për kriptomonedhat në Tiranë, disa të arrestuar

Nga Xhensila Kodra
18 Nëntor 2024, 10:06 | Kronikë

Operacion për kriptomonedhat në Tiranë, disa të arrestuar

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion për kriptomonedhat në të gjithë Tiranën, raporton A2 CNN.

Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë-Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Bëhet fjalë për një megaoperacion nga krimi ekonomik në bashkëpunim me SPAK. Nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me kriptomonedha.

Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos