Operacioni anti kanabis në Malësinë e Madhe, Policia: U qëllua në ajër. RENEA me helikopter në zonë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 14:32 | Kronikë

Të shtëna me armë dëgjohen në distancë teksa efektivë të Policisë së Shtetit po kryenin një operacion anti kanabis në Malësinë e Madhe. Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e  Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dëgjuan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.

Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos