Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Market”, duke sekuestruar dy armë zjarri dhe arrestuar një shtetas me precedent penal, i dyshuar për veprimtari kriminale.
Në kuadër të kontrolleve intensive për kapjen e personave të armatosur që përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë ndaluan në zonën e Alliasit shtetasin Aleksandër Matoja, 28 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po lëvizte, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se do t’u shiteshin individëve të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës, shkruan A2 CNN.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Matoja është person me precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër. (A2 Televizion)