Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 10:14 | Kronikë

Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara në rrugë.

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të tjera, shkruan A2 CNN.

Pas aksidentit, 40-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë për t’i kryer testin e alkoolit.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos