Operacioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 18:44 | Kronikë

Operacioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar, inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person).

Mësohet se arrestimi është bërë në një lokal pranë zonës së Kombinatit në kryeqytet.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të lokaleve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, shkruan A2 CNN.

Ky aksion i IKMT-së nisi fillimisht me shembjen e disa objekteve pa leje në Theth, të cilat shërbenin si bujtina për turistët dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Tiranë, Vlorë, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos