Transportonte kallashnikovë nga Burreli në Tiranë për t’ua shitur grupeve kriminale, detaje nga arrestimi i të riut

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 11:21 | Kronikë

Transportonte kallashnikovë nga Burreli në Tiranë për

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap në flagrancë duke transportuar nga Burreli në Tiranë 2 armë zjarri kallashnikov.

Sipas burimeve të A2 CNN, 22-vjeçari Ardit Doçi, dyshohet kishte marrë porosi nga një grup kriminal që vepron në zonën e Freskut për të blerë armë.

Dy armët e sekuestruara do të shiteshin në treg nga 800 euro për shkak se ishin modele të vjetra. I arrestuari dyshohet se ka lidhje me një tjetër person, i kapur pak ditë më parë me armë zjarri, shkruan A2 CNN. Ai rezulton me precedent penal për drogë dhe armë.

Transportonte kallashnikovë nga Burreli në Tiranë për
Në foto 22-vjeçari Ardit Doçi

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”. 

U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari.   

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: 

A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos