Pas lepurit në Maliq, policia sekuestron edhe 20 shpendë të vrarë me armë gjahu në Lezhë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 13:12 | Kronikë

Pas lepurit në Maliq, policia sekuestron edhe 20 shpendë të

Policia ka ndërmarrë një plan masash për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. Pas procedimit penal të 3 të rinjve në Maliq, policia ka proceduar penalisht edhe dy të rinj në Lezhë, të cilët u kapën në flagrancë gjatë natës, duke kryer gjueti të paligjshme, në Ishull Lezhë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Lezhë. Gjatë kontrolleve, në Ishull Lezhë, janë kapur në flagrancë 2 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë”.

Pas lepurit në Maliq, policia sekuestron edhe 20 shpendë të

Sipas Policisë, në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatua dhe automjeti i tyre, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 20 shpendë të vrarë me armë gjahu, si dhe disa fishekë për armë gjahu.  

“Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Divjakë, dhe M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë”.  

Pas lepurit në Maliq, policia sekuestron edhe 20 shpendë të

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër.”

Një ditë më parë Policia në Maliq procedoi penalisht tre të rinj nga fshati Libonik, pasi u kapën në flagrancë duke shkelur moratoriumin e gjuetisë. Tre djemtë u kapën në flagrancë gjatë natës duke kryer gjueti të paligjshme dhe atyre ju është gjetur një lepur i egër, i vrarë me armë gjahu.  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos