Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos.
Sipas burimeve të A2 CNN, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës dhe ndërhyrja është e pamundur.
Po luftohet me mjete rrethanore dhe sa mundet ndihmojnë zjarrfikëset dhe banorë të zonave, si dhe struktura të bashkisë.
Për momentin, flakët po avancojnë të favorizuara nga era.
Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie. (A2 Televizion)