Parandalohet krimi, 41-vjeçari kanosi me kallashnikov familjarët e tij

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 12:39 | Kronikë

Parandalohet krimi, 41-vjeçari kanosi me kallashnikov familjarët e

Një ndërhyrje e menjëhershme e forcave të Policisë ka shmangur një ngjarje të rëndë brenda një familjeje në fshatin Qerekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, u njoftuan se një 41‑vjeçar po kanoste për jetën familjarët e tij me armë zjarri tip kallashnikov. Menjëherë, forcat policore organizuan veprimet dhe shkuan në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale, u bë arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kërcënuar familjarët, si dhe dy armë gjahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos