SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 12:57 | Kronikë

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokatët e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë depozituar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj tij.

Sipas përfaqësuesve ligjorë, kërkesa bazohet në faktin se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe, për pasojë, nuk ekziston më asnjë arsye procedurale për ta mbajtur në masën e paraburgimit, shkruan A2 CNN.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në një seancë të veçantë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të miratohet lirimi ose ndryshimi i masës së sigurisë për ish-presidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos