
Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast pengmarrjeje në qytet.
Sipas burimeve të Policisë, të shoqëruarit dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një banesë, me qëllim ushtrimin e presionit për gjobëvënie.
Ngjarja është ende në fazën hetimore, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve, shkruan A2 CNN.
Pengu është liruar dhe sipas burimeve nga Policia, mendohej se mbahej në një apartament në zonën e Rrugës së Re në Vlorë.
Ndërkohë pritet komunikata e Policisë së Vlorës për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)