Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, këmbënguli të enjten se hartimi i një Kodi tërësor të ri Penal është i nxituar. Sipas tij, ka munguar puna përgatitore, që do të mirëorientonte edhe debatin cilësor mbi dokumentin e propozuar.
“Një kod i ri do të çonte në rivlerësimin e çdo çështjeje në hetim apo gjykim, që do të përkthehej në ngadalësim të çështjeve”, tha Çela.
Kundër Kodit të ri Penal të propozuar u rreshtua edhe komuniteti i avokatëve, shkruan A2 CNN.
“Ky proces kërkon më shumë përgatitje dhe përfshirje të gjerë të profesionistëve të drejtësisë”, tha avokati Maksim Haxhia
Drafti i Kodit të ri Penal u prezantua nga Ministria e Drejtësisë më 25 korrik. Projekti përmban 952 nene, më shumë se trefishi i Kodit aktual. (A2 Televizion)