Përgatiste dhe shiste doza cannabisi, vihet në pranga 28-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 10:24 | Kronikë

Përgatiste dhe shiste doza cannabisi, vihet në pranga

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap me dhjetëra doza kanabisi gati për shitje. Pas një muaj hetimi, policia finalizoi operacionin “Pritja” dhe arrestoi 28-vjeçarin Nikolin Maka nga fshati Këmishtaj.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos