Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 10:48 | Kronikë

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës.

Viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas veprimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar veten me armë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos