"Rrajat bënë be në Kuran që s'kanë lidhje me vrasjen e Andi Malokut", pajtuesi i gjaqeve dëshmon në GJKKO

Nga Armand Bajrami
17 Tetor 2025, 10:57 | Kronikë

"Rrajat bënë be në Kuran që s'kanë lidhje me

Një tjetër pajtues gjaqesh dëshmoi të premten në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plaurent Dervishajt e Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Dëshmitari Beqir Boja i tha gjykatës se në vitin 2019 kishte jetuar në Kamëz dhe se kishte  qenë kryetari i këshillit të komunës Zall-Herr, kur i ati i Redian Rrajës i kishte kërkuar negocimin me familjen e Andi Malokut.

"Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, më ka kërkuar që të negocioj me familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi që të negocioj për të birin Redian Rraja", tha dëshmitari.

Më tej Boja shtoi se i kishte kërkuar familjes Rraja t’i tregonin nëse kanë lidhje me këtë ngjarje dhe se babai i shoferit të prokurorit Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat u kishte dhënë 3 muaj kohë, para se të merrte hak për të birin.

"Ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloje dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi. I thashë që na ka dërgu familja  e Asllan Rrajës. Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkojë e gjithë gjëja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jemi taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak", ka dëshmuar Beqir Boja në GJKKO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos