I dënuar për mashtrim, Gjykata e Tiranës lë në burg rusin: S’kam ndërmend të pranoj akuzat

Nga Armand Bajrami
30 Maj 2024, 14:09 | Kronikë

I dënuar për mashtrim, Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15-ditor për Aleksandër Bobonikov, një rus 57-vjeçar të arrestuar pak ditë më parë në Rinas. 

Bobonikov u ndalua në zbatim të një urdhër-arresti të drejtësisë ruse për veprën penale të “mashtrimit”. Më herët, ai është ndaluar edhe në Firence, Itali, por drejtësia e këtij vendi nuk ka lejuar ekstradimin e tij, me argumentin se çështja ndaj tij në Rusi ishte politike, pasi konsiderohej si opozitar i qeverisë.

Bobovnikov, me profesion mjek neurokirurg, mbërriti në Shqipëri me disa miq gjermanë, pasi kishte festuar ditëlindjen në këtë vend. Në sallën e gjyqit rusi, Bobonikov, ka thënë se ka mbërritur në Shqipëri si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, është shprehur rusi, që zotëron edhe pasaportë izraelite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos