Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë – Maliq mëngjesin e së shtunës, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Mësohet nga informacionet paraprake se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka mbetur i plagosur një person.
I lënduari po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)