Sherri me 3 të plagosur në Korçë, lihet në burg një nga të dyshuarit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 12:59 | Kronikë

Sherri me 3 të plagosur në Korçë, lihet në burg

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 54-vjeçarin Dritan Pino, i akuzuar për veprën penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj dy personave.

Prokuroria e Korçës i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë burg pa afat, kërkesë e marre parasysh nga gjykata e juglindjes.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar për 9 të tjerët masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, gjë që edhe në këtë rast është pranuar nga gjykata.

Të gjithë këta persona vetëm pak ditë më janë përshirë në një sherr masiv në një lokal në Parkun "Rinia" në Korçë ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos