Përplasen dy makina në Drashovicë, lëndohen dy shoferët

Nga Edi Ruçi
25 Nëntor 2025, 14:17 | Kronikë

Përplasen dy makina në Drashovicë, lëndohen dy shoferët

Dy automjete janë  përfshirë në një aksident këtë mesditë, në zonën pranë fshatit Drashovicë. Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin punonjës të bashkisë Selenicë ndërsa përplasja ka shkaktuar dy të lënduar, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i mjetit të Policisë Bashkiake ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është në pritje të ambulancës në vendngjarje.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e përplasjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos