Policia e Pogradecit ka arritur të identifikojë personin që përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit.
"Pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.
Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.
Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit.
(A2 Televizion)