Një parking në një pallat në Tiranë u përfshi nga zjarri pasditen e së dielës.
Sipas policisë, rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali”, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, shkruan A2.
"Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin", lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)