Aksident me vdekje në Pogradec

Nga Artin Halili
16 Mars 2025, 19:09 | Kronikë

Aksident me vdekje në Pogradec

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Burime për A2 CNN pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi.

Gjithashtu, mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë e goditjen fatale.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e ka fshehur makinën tek ish-stacioni i trenit, në Gur të Kuq, ka hequr targat dhe është larguar në këmbë. Policia thotë se e ka identifikuar dhe po e kërkon.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos