Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier.
6 automjete u përfshinë në një aksident në lagjen “15 Tetori” të këtij qyteti, shkruan A2.
Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar nga ky aksident, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)