Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 10:03 | Kronikë

Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e

Në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me përplasjet në protestën e së enjtes para parlamentit.

Sipas policisë ndaj dy të arrestuarve ka prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë 6 akuza, duke nisur nga ajo e tubimit të paligjshëm e deri te goditja për shkak të detyrës.

Policia ditën e protestës shoqëroi për të marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, duke i lënë të lirë disa orë më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos