Plagosen me thikë 3 persona në Bulqizë, sherr nisi pas shoqërimit të familjarëve në polici

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 07:10 | Kronikë

Plagosen me thikë 3 persona në Bulqizë, sherr nisi pas

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Policia njofton se ata janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Sipas policisë sherrit me thika i parapriu më herët një konflikt i çastit mes tre personave të cilët u shoqëruan në komisariat.

Pas kësaj familjarët e tyre u mblodhën në ambientet e jashtme të një lokali ku u konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin dhe për pasojë 3 prej tyre mbetën të plagosur me thikë dhe u dërguan drejt kryeqytetit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.

Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos