Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë një 40-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 20:18 | Kronikë

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat. Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S.R., 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues në anë të saj. Nga përplasja, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos