Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me daljen nga kryeqyteti. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar disa persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit më të afërt për trajtim të specializuar.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje, veçanërisht në akset me qarkullim të lartë si kjo autostradë. (A2 Televizion)