Krenar Velaj, 27-vjeçari që drejtonte gomonen që goditi dhe la të plagosur një turist gjerman në gjirin e Gjipesë, është arrestuar nga policia.
Blutë sqarojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, 27-vjeçarin, banues në Orikum.
“Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, sqarohet më tej.
Ndërkohë po ashtu bëhet me dije se gomonia që drejtohej nga Velaj ka qenë duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, në momentin kur helika goditi turistin gjerman.
Të plagosurit ju dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)