Shkrumbohet makina në ‘Kthesën e Fratarit’

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 19:49 | Kronikë

Shkrumbohet makina në ‘Kthesën e Fratarit’

Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë. Në të po udhëtonte një familje – një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Sipas burimeve, drejtuesi ka dëgjuar një zhurmë të fortë në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës. Menjëhere ai ka nxjerrë jashtë mjetit bashkëshorten dhe fëmijët, vetëm pak çaste para se mjeti të përfshihej totalisht nga flakët.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por automjeti është shkrumbuar totalisht. Për disa minuta, rruga nacionale u bllokua, duke krijuar trafik të rënduar dhe panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Falë gjakftohtësisë së shoferit, u shmang një tragjedi e mundshme dhe familja shpëtoi mrekullisht pa asnjë lëndim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos