Droni kap mat 59-vjeçarin në parcelën me kanabis

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 09:23 | Kronikë


Një 59-vjeçar në Roskovec është arrestuar nga policia në flagrancë, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari.

“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh. Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte”, njofton policia.

Sakaq, bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos